sivig Logo sigma Logo wiener Logo sivig Logo sigma Logo Vig Logo Sigma Vig logo

Politikat e Privatësisë 

Home parent location site Informacion actual location site Politikat e Privatësisë

Politikat e privatësisë

I nderuar përdorues,

Ju keni hyrë në faqen zyrtare të Sigma Vienna Insurance Group sh.a duke lexuar dhe pranuar  si më poshtë vijon:

Kjo faqe përmban formularë të ndryshëm (punësimi, regjistrimi në databazën e Sigma Vienna Insurance Group sh.a, raportim dëmi etj) plotësimi i të cilëve është tërësisht vullnetar.

Sigma Vienna Insurance Group sh.a siguron të gjithë përdoruesit e kësaj faqeje se çdo e dhënë personale do të trajtohet në përputhje me ligjin 9887 datë 10/03/2008 ‘Për mbrojten e të dhënave personale’ i ndryshuar. Përdoruesi pohon vërtetësine dhe saktësinë e të gjithë të dhënave të plotësuara prej tij në format apo formularët e ndryshëm. Me plotësimin e çdo forme apo formulari dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, përdoruesi pranon të drejtën e shoqërisë së sigurimit për përdorimin e brendshëm, vetëm për qëllimin e kërkuar nga përdoruesi, të informacioneve të plotësuara si dhe procesimin e mëtejshëm të tyre nga ana e Sigma Vienna Insurance Group sh.a. garanton trajtimin me konfidencialitet të këtyre të dhënave si dhe siguron se asnjë e dhënë nuk do ti kalohet palëve të treta por çdo e dhënë do të përdoret vetëm për qëllimin që është dërguar.  Për çdo ndryshim të këtyre të dhënave përdoruesi ka të drejtë të kontaktojë Sigma Vienna Insurance Group sh.a për kryerjen e ndryshimeve  në adresën kontakt@sivig.al

PARIMET E PRIVATËSISË TË TË SIGURUARIT DHE PËRFITUESIT :

  1. Mbledhja e informacionit: Sigma Vienna Insurance Group sh.a do të mbledhë vetëm informacion personal i cili nevojitet për administrimin e kontratës të sigurimit, për dhënien e shërbimeve të klientit, për ofrimin e produkteve apo shërbimeve të reja, bazuar në ligjet perkatese ne fuqi (Ligji Nr. 9887, date 10.03.2008, “Per mbrojtjen e te dhenave personale’’).
  2. Përpunimi i informacionit: Sigma Vienna Insurance Group sha., do të përpunojë të dhënat tuaja personale në mënyrë të drejtë dhe vetëm për ato qëllime që ju ka informuar në momentin e nënshkrimit të kontratës sigurimit. Ju mund të kundërshtoni për disa lloje përpunimi si shprehimisht të lejuara nga ligjet në fuqi (Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale’’, Neni 6 – Kriteret Ligjore për përpunimin, Neni 7 –Përpunimi i të dhënave sensitive )
  3. Mundësia e zgjedhjes: Sigma Vienna Insurance Group sha., ju jep mundësinë e autorizimit të përdorimit të të dhënave personale për qëllime marketingu, p.sh. për informim rreth produkteve dhe shërbimeve të reja të ofruara nga Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group ose palë të treta që veprojnë në emër të saj sipas ligjit në fuqi. Kjo përfshin produkte dhe shërbime nga Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group dhe produkte dhe shërbime të bëra në bashkëpunim me partnerë të tjerë biznesi.
  4. Cilësia e përpunimit të të dhënave: Sigma Vienna Insurance Group sha., përdor teknologji të përshtatshme dhe trajnon punonjësit e vet me njohuri të mjaftueshme teknike dhe gjithashtu siguron integritet personal që ata të jenë të aftë të përpunojnë të dhënat tuaja personale me shpejtësi dhe saktësi bazuar në ligjet në fuqi. Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sha., nuk do të mbajë të dhënat tuaja personale me shumë sesa e nevojshme, përvec rasteve që parashikohet ndryshe nga ligji në fuqi.
  5. Siguria dhe fshehtësia: Sigma Vienna Insurance Group sha., do të mbajë të dhënat tuaja personale konfidenciale dhe do të kufizojë aksesin në të dhënat tuaja personale vetëm qëllime të sigurimit. Sigma  Vienna Insurance Group sha., i referohet standarteve të industrisë dhe përdor masa të arsyeshme administrative, teknike dhe fizike të sigurisë për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga aksesi i paautorizuar, përdorimi, shkatërrimi dhe modifikimi apo zbulimi i tyre. Sigma Vienna Insurance Group sha., kërkon standarte të larta të sigurisë së të dhënave nga palët e treta të cilat ajo autorizon për të përpunuar të dhënat tuaja personale në emër të saj.
  6. Shpërndarja e të dhënave: Sigma Vienna Insurance Group sha., mund të shpërndajë të dhënat tuaja personale më palë të treta të cilat veprojnë në emër të saj dhe nën udhëzimet e saj për informimin tuaj për produkte dhe shërbime dhe vetëm pasi ka marrë aprovimin tuaj paraprakisht.
  7. Transferimi ndërkombetar: Sigma Vienna Insurance Group sha., mund të transferojë jashtë shtetit për qëllime të sigurimit dhe dëmshpërblimit në sigurime të dhena të cilat transferohen vetëm në përputhje me ligjet në fuqi( Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale’’, Neni 8- Transferimi Ndërkombëtar). Pavarësisht nëse të dhënat tuaja transferohen ose jo jashtë shtetit, ato mbrohen nga parimet e përmendura në këtë dokument
  8. Përgjegjësia: Sigma Vienna Insurance Group sha., dhe punonjësit e saj vetëm mund të përpunojnë të dhënat personale në pajtim me këto parime dhe ligjin e zbatueshëm. Sigma  Vienna Insurance Group sha., kryen trajnime dhe rishikime të përputhshmerisë së saj me këto parime. Punonjësit që shkelin këto parime mund të jenë subjekt i masave disiplinore, duke përfshirë pushimin nga puna. Punonjësit pritet të raportojnë shkeljen e këtyre parimeve, te drejtuesit e tyre si edhe te burimet njerëzore, pranë departamentit ligjor dhe pranë cdo departamenti tjetër kompetent. Ju mund të zbatoni këto parime kundrejt Sigma Vienna Insurance Group sha., e cila është përgjegjëse për të dhënat tuaja personale. Nëse keni një ankesë që Sigma Vienna Insurance Group sha., ka shkelur këto parime dhe nëse keni tentuar në mirëbesim për të zgjidhur ankesën përmes procesit të shërbimit tonë të konsumatorëve ose procesit të ankesave sipas ligjit në fuqi (Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale’’, Neni 16 – E drejta për t’u ankuar), por ankesa nuk është zgjidhur brenda intervalit kohor të parashikuar atëherë ju mund të zbatoni këto parime në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Nëse ju ankoheni pranë Autoritetit tuaj Lokal të mbrojtjes së të dhënave dhe Autoriteti i Mbrojtjes së të dhënave zbulon se Sigma Vienna Insurance Group sha., ka shkelur këto parime Sigma  Vienna Insurance Group sha., do ti përmbahet përfundimeve të Autoritetit të Mbrojtjes së të dhënave, por do të rezervojë të drejtën për të kundërshtuar apo apeluar të tilla gjetje.
Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e Pergjithshme KJ.pdf Kushtet e Pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e Pergjithshme TPL.pdf FINAL CLEAN kontrata kasko me ndryshime.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Conditions of Health Insurance.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf 2024.07.12_Raport Vjetor 2023_Special Purpose Financial Statements.pdf